Sylvinho zbulon sekretin e fitores: I dhamë komoditet Bajramit, Sagnol më përgëzoi

14 Tetor 2024
21:05
Telesport
back button

Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, deklaratat e trajnerit Sylvinho u dukën krejt ndryshe nga sfida e kaluar. Braziliani ishte mjaftueshëm i qeshur dhe me besim për ecurinë e skuadrës kuqezi për ndeshjet në vijim.

“Skuadra dha maksimumin dhe performuam ashtu sic ishim përgatitur në seancat tona stërvitore. I përgëzoj djemtë, sepse kjo ishte një ndeshje e luajtur mirë”, u shpreh tekniku i kuqezinjve.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë, sepse ke pak ditë kohë dhe duhet të udhëtosh. Sot e merituam fitoren. Ka pikë që mund të humben me secilin ekip dhe kjo ka ndodhur shpesh në këtë grup. Ajeti ka bërë një ndeshje të mirë. Balliu dhe Tuci gjithashtu. E gjithë skuadra ka luajtur mirë”.

“I kemi dhënë Bajramit më shumë komoditet në fushë. Tuci është një lojtar që mund t’i jepte pak freski skuadrës. Kemi bërë një bllok të fortë në mesfushë për t’u rinisur përpara. Ishte një ndeshje e fortë, me shpirt dhe sakrificë”.

“Sagnol është një trajner shumë i mirë. E kam përgëzuar. Edhe ai na përgëzoi ne. Sigurisht që është një ndjenjë krenarie që edhe trajneri kundërshtar po na përgëzon punën. Mendoj që Shqipëria dhe Gjeorgjia po luajnë shumë mirë. Gjeorgjia është një skuadër që ka këmbë dhe mund të bëjë gjithçka. Për ne ishte një ndeshje e bukur, të cilën e merituam”, shkruan Sport Ekspres.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit