“Synojmë të luajmë një tjetër finale në Wembley dhe të sigurojmë kualifikimin në Europë”

16 Mars 2024
8:44
Telesport
back button

Këtë fundjavë, Chelsea do të luajë në çerekfinalet e FA Cup kundër Leicester (ditën e diel), pasi eliminoi Leeds United në raundin e kaluar. Trajneri Mauricio Pochettino prezantoi ndeshjen në një konferencë për shtyp.

Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm këtu, është një gjë e vështirë për t’u kuptuar. Disa herë, pritshmëritë janë shumë të larta e disa herë shumë të ulëta, kjo varet nga situata në Angli”, tha trajneri argjentinas.

Për ne, të mposhtim Leicester do të ishte një rezultat i mirë. Dhe do të ishte mirë fatastikë nëse do të arrinim të shkonim sërish në finalen e Wembley (Chelsea luajti dhe humbi finalen e Carabao Cup kundër Liverpool-it vetëm tre javë më parë)”, tha Pochettino.

Disa lojtarë nuk kanë fjetur një natë para asaj finale. Kjo mund të ndodhë, por tani ata janë më me shumë përvojë dhe do të ishin në gjendje ta trajtonin më mirë këtë lloj situate”, u shprej Pochettino.

Sigurisht që synimi është të arrijmë fillimisht në gjysmëfinale. Do të ishte mirë të kishim mundësinë të luftonim për të arritur një finale tjetër. Dhe atëherë do të ishte e mrekullueshme të arrije Europën përmes FA Cup”, tha trajneri i Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit