“Szcezsny nuk erdhi nga Lewandowski”. Flick na befason: “E ka meritën dikush tjetër”

6 Tetor 2024
16:58
Telesport
back button

Wojciech Szcezsny ka firmosur një kontratë 1-vjeçare deri në fund të sezonit te Barcelona. Portieri u mor si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen pas dëmtimit të rëndë që gjermani pësoi në ndeshjen me Villarreal.

Në media është raportuar se meritën e këtij transferimi me parametra zero e ka Robert Lewandowski, por trajneri Hansi Flick ka dhënë një informacion tjetër.

“Jose Ramon De La Fuente ka luajtur një rol shumë më të rëndësishëm sesa Lewandowski në transferimin e portierit tonë të ri”, tha gjermani në një intervistë të fundit.

Pas pushimeve të ndeshjeve ndërkombëtare, portieri polak pritet të luajë titullar në Camp Nou. “Szczesny është në formë të mirë. Do të na ndihmojë shumë me përvojën e tij”, shtoi Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit