Szczesny një garanci në portë por që kushton shumë, klubi nis të hulumtojë për alternativa

28 Mars 2024
11:13
Telesport
back button

Me një pritje vendimtare në penalltinë e fundit portieri Wojciech Szczesny i dha Polonisë një kualifikim të vështirë në finalet e Euro 2024. Megjithatë, e ardhmja e tij me Juventus nuk është ende e qartë. Kontrata e 33-vjecarit me bardhezinjtë skadon në verën e vitit 2025.

Ai shpreson ta rinovojë atë, me synimin që të jetë me Poloninë edhe në Kupën e Botës së vitit 2026. Në çdo rast, e ardhmja e tij do të përcaktohet pas një diskutimi me klubin që është planifikuar për në fund të këtij sezoni.

Szczesny ka disa vite që është pronari i portës së Juventus, një ndër ekspertët e paktë në brendësi të dhomave të zhveshjes. Gjithsesi, polaku ka një rrogë që, si pjesë e programit të uljes së kostove që klubi po zbaton, i bën njerëzit të ngrenë pak zërin. Szczesny fiton 6.5 milionë euro në sezon dhe nuk mendon për një rinovim me ulje.

Për pasojë, ai po mendon edhe ta mbyllë karrierën në Amerikë. Ndaj, Juventus është i detyruar të bëjë vlerësime të përgjithshme, duke i kushtuar vëmendje prioriteteve. Për momentin, Szczesny duket se përfaqëson zgjidhjen më të mirë te Juve. Ndërsa Perin, i cili ka vendosur të qëndrojë në Torino këtë sezon me më pak ndeshje, mund të vazhdojë të garantojë një alternativë të vlefshme si zëvendës në çdo garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit