“Ta nisim mbarë dhe të mos e heqim këmbën nga gazi”

13 Mars 2019
12:43
Telesport
back button

Pilotët e Formula 1 thuajse kanë mbërritur të gjithë në Australi, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale. Ky sezon konsiderohet si “i artë” për Ferrarin, ku dyshja Vettel-Leclerc është përzgjedhur për të rikthyer titullin kampion për konstruktorë. Në dy sezonet e fundit, në Australi ka triumfuar Vettel, që shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit.

Në këtë pistë, dy sezonet e fundit kemi kujtime të mira. Kemi fituar dhe kemi tregua se kjo është një pistë e favorshme për ne. Shpresoj që kjo gjë të ndodhë edhe këtë vit. Fitorja që në garën e parë të stimulon më shumë për të vijuar sezonin me më shumë optimizëm. Nuk ka për të qenë e lehtë, por jemi gati”, u shpreh Vettel.

Më tej, piloti gjerman, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 shtoi: “Shpresoj që ky të jetë sezoni i duhur për titullin. Janë 21 gara, të gjitha të rëndësishme për titullin. Ta nisim me këmbën e mbarë dhe këmbën të mos e heqim për asnjë moment nga gazi, për të qenë të shpejtë dhe fitues në çdo garë. Tifozët e meritojnë titullin këtë sezon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit