Tacchinardi fundos yllin e “Zonjës”: Kam frikë se e kam mbivlerësuar

28 Maj 2020
19:21
Denis Hakanaj
back button

Rfillimi i mundshëm i Serisë A mund t’i japë mundësinë Juventus-in të fitojë titullin e nëntë radhazi në Itali. Megjithatë, nuk do të jetë një objektiv i lehtë për t’u arritur, për shkak të cilësisë së Lazio-s dhe ndalesës së detyruar për shkak të Coronavirus-it.

Ish-mesfushori i bardhezinjve Alessio Tacchinardi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me skuadrën e Maurizio Sarri-t në një intervistë të dhënë për La Nazione:

“Fatkeqësisht, sezoni është ndalur në momentin kulminant. Fitorja ndaj Inter-it ka qenë një reagim i madh pas humbjes me Lyon-in. Mund të ishin fundosur, por kanë treguar se kanë një grup burrash të vërtetë”.

Më pas, Taçhinardi ka komentuar zërat e merkatos: “Mendoja se Rabiot ishte një talent i madh, por kam frikë se e kam mbivlerësuar. Për sa i takon Pjanic, do të mendohesha shumë para se  të shisja një lojtar të tillë”.

“Nëse boshnjaku do të largohej, atëherë do të përqendrohesha te Bentancur”, ka thënë Tacchinardi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit