Tah i druhet shumë Milanit: Përballja me skuadrat italiane, gjithmonë e vështirë

30 Shtator 2024
14:30
Alfred Lleshi
back button

Jonathan Tah doli në konferencën për shtyp të Bayer Leverkusen, në prag të sfidës ndaj Milanit, së bashku me trajnerin Xabi Alonso.

Si e prisni ballafaqimin me kuqezinjtë?
Kundër italianëve kanë qenë gjithmonë ndeshje të vështira, edhe kësaj here do të jetë kështu. Pres një sfidë të madhe kundër Milanit, ndaj duhet të jemi 100%.

Cili është niveli aktual i ekipit tuaj?
Natyrisht që gjithmonë mund të përmirësohemi, veçanërisht në detaje. Ne kurrë nuk do të themi se jemi të lumtur dhe se gjithçka është në rregull. E përsëris se gjithmonë përpiqemi të punojmë për t’u rritur dhe përmirësuar, do ta bëjmë këtë nga ndeshja në ndeshje, gjithashtu.

Sa ka ndryshuar Leverkusen vitet e fundit?
Kemi ndryshuar shumë, tani jemi në një nivel ku mund të garojmë me më të mirët në Europë, luajmë në Champions League.

Çfarë mendoni pas qëndrimit tuaj te Leverkusen, pavarësisht thashethemeve të transferimeve të verës?
Ndihem mirë këtu, jam përshtatur. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë, kështu që mund të them se gjithçka është në rregull.

Pse është e vështirë të përballesh me skuadrat italiane?
Është e vështirë për të gjithë. Skuadra italiane kanë një stil të ndryshëm loje nga Bundesliga, shumë taktik dhe me mbrojtje të shkëlqyera. Do të na nevojitet përqendrim shumë i lartë, të jemi dominues në posedimin e topit. Kujdes, sepse kuqezinjtë janë të rrezikshëm në kundërsulm.

Kalendarët po bëhen gjithnjë e më të ngjeshur në futboll?
Ka pasur gjithnjë e më shumë ndeshje. Më pëlqen të luaj dhe ta krahasoj veten me skuadrat e tjera, por duhet të them se kemi nevojë për një limit. Shikoni sa kemi luajtur në këto sezone, duke mbajtur nivelin gjithmonë të lartë. Është e vështirë, edhe sepse rritet rreziku i lëndimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit