Takimi i parë me Mourinhon? Fabregas kujton “çmendurinë” e portugezit

24 Maj 2020
10:10
Eraldo Harlicaj
back button

Cesc Fabregas ka folur për kohën kur iu bashkua Chelseas dhe takimin që pati me Jose Mourinhon. Ai kujton se si tekniku portugez i rreshtoi ekipin në një letër të bardhë dhe i tha se do të fitonte titullin me lojtarët që rreshtoi.

Mesfushori i Monacos kujton punën me Mourinhon në kohën dhe një episod mjaft të veçantë. “Jose kishte një sistem, por punonte shumë mirë me atë sistem loje. Ai gjente lojtarë specifikë për secilin pozicion.

“Kur e takova për herë të parë ai më tha:’ Kam nevojë për dy lojtarë, do të firmos me Diego Costan, nëse ti vjen me mua…’; Ai vizatoi në letër skuadrën e tij dhe më tha sërish: ‘Kjo skuadër do të fitojë titullin kampion’.

“Ai është një trajner që ka ka ndikuar shumë në psikologjinë time. Ai luan me mendjen, është i madh për futbollistët e mëdhenj. Mou ishte i drejtpërdrejtë me lojtarët e tij”, – tha Fabregas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit