Taksisti i Lamine Yamal, i quajtur Jesús Rosales, ishte protagonist i emisioneve televizive në Spanjë, ku tregoi se si ishte udhëtimi me yllin e ri të Barcelonës dhe kombëtares iberike si pasagjer. Po kështu, taksisti tregoi si e regjistroi atë video për mbesën e tij.
A ka pasur një futbollist tjetër në taksinë e tij? “Jo, asnjëherë në jetën time dhe as nuk e kam imagjinuar. Kanë qenë më shumë se 20 minuta, 20 deri në 25 minuta, ato që kam kaluar me Yamal në makinë. Në fakt kanë qenë momentet më të lumtura të jetës sime.
Taksinë e kërkoi një shok dhe kur mbërrita për ta marrë, më doli i pari ai që kishte porositur taksinë. Pas tij ishte Lamine Yamal dhe kur e pashë, gjëja e parë që doja të bëja ishte të dilja nga makina për të shkuar tek ai dhe bërë një foto. Në fakt, ai u afrua aty ku kisha parkuar, hapi derën e makinës dhe u fut nga pas”, u përgjigj taksisti.
Po si ishte ky rrugëtim i paharrueshëm: “Ai është si një fëmijë i mirë, shumë i heshtur. Nuk po ju tregoj çfarë fola me të në makinë, por ishte shumë i përulur, shumë i thjeshtë. Ai është 17 vjeç dhe ende nuk mund ta ngasë vetë makinën”.
Disa detaje të vogla nga bashkëbisedimi në taksi: “E transportova me taksi të premten, ndërsa të enjten Barça kishte humbur kundër Monaco. Unë e përgëzova dhe i thashë: O njeri, çfarë gol të madh shënove. Yamal qeshi dhe më tha faleminderit shumë. Unë i thashë se isha tifoz dhe fansi i tij i zjarrtë, ai vetëm më falënderoi. Unë falënderoj Zotin që ma dha këtë mundësi të udhëtoja me të në të njëjtën makinë”.
Sa ishte çmimi i shërbimit me taksi. “Nëse pagesa do të ishte me para të gatshme, nuk do t’i kisha faturuar asgjë, por duke qenë se ishte me kartën e porositësit, ai automatikisht e vendos kartën dhe aplikacioni e ngarkon automatikisht pagesën”.
@postunited 😳🚕 Eres taxista y se sube a tu taxi Lamine Yamal 🎥 @jesus😎 #deportesentiktok #tiktokfootballacademy #football #futbol #lamineyamal #football #futbol