Talenti 18-vjeçar shpëton Real-in, fund i çmendur në derbin e Madridit (Pamjet)

25 Shkurt 2023
20:30
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i Madridit mes Real-it dhe Atletico-s, i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit spanjoll, i luajtur mbrëmjen e sotme në Santiago Bernabeu.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola dhe pa shumë emocione, derbi është ndezur në fundin e pjesës së dytë pas kartonit të kuq të marrë nga Correa në minutën e 64-t për një goditje me bërryl ndaj Rudiger.

KARTONI I KUQ I CORREA – VIDEO

Për herë të parë në hostori në shekullin e 21-të një lojtar i Atletico Madrid është ndëshkuar me karton të kuq në dy ndeshje radhazi të luajtura në kampionat kundër Real Madrid.

Pavarësisht inferioritetit numerik, kanë qenë Colchoneros që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 78-të me një gol me kokë të realizuar nga Gimenez.

GOLI I GIMENEZ – VIDEO

Megjithatë, festa e lojtarëve të Diego Simeone-s nuk ka zgjatur shumë. Los Blancos, në fakt, kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 85-të me 18-vjeçarin uruguaian Alvro Rodriguez, i aktivizuar në minutën e 77-të në vend të Nacho-s.

GOLI I RODRIGUEZ – VIDEO

Një rezultat zhgënjyes për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, që mund t’i ketë dhënë fund luftës për titull duke parë se Barcelona kryeson La Liga-n me një avantazh prej shtatë pikë dhe ka një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit