Talenti portugez synon të ngjisë shkallët e hierarkisë, klubi bardhezi gati të paguajë klauzolën

30 Shtator 2024
13:38
Telesport
back button

Në fushë luajti vetëm 30 minuta, duke shënuar edhe një gol, por anësori portugez Francisco Conceição i dha një mesazh të qartë si trajnerit Thiago Motta ashtu edhe klubit: “Unë jam këtu dhe jam serioz në punën time”.

Ai u rikthye me gol pas dëmtimit dhe tashmë kërkon më shumë hapësira te Juventus. Paraqitjet e mira duket se do të detyrojnë klubin bardhezi të shpenzojë për 22-vjeçarin, që aktualisht luan i huazuar nga Porto.

Këtë verë, Giuntoli investoi 10 milionë euro (përfshirë bonuset) sepse beson shumë te anësori portugez, i cili tani synon t’i “vjedhë” krahun e djathtë Nico Gonzalez. Conceicao ka shpejtësinë dhe driblimin si forcën e tij më të madhe.

Gradualisht Motta pritet t’i japë atij më shumë hapësirë edhe pse te bardhezinjtë askush nuk ka një pozicion të përhershëm. Ndaj, Conceição ka ide të qarta se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij.

Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite“, tha portugezi pas golit ndaj Genoa. Ai krkon të bindë klubin që të paguajë klauzolën 30 milionë euro, e vlefshme duke filluar nga vera e vitit 2025. Porto nuk është i gatshëm të bëjë zbritje, por është e qartë se bardhezinjtë do të kenë përparësi, edhe falë vullnetit të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit