Talenti spanjoll rikthehet te Barcelona pas huazimit, një problem më shumë për trajnerin Flick

31 Maj 2024
10:00
Telesport
back button

Aventura e sulmuesit 21-vjeçar spanjoll Ansu Fati te skuadra e Brighton ka përfunduar. I ardhur në janar të këtij viti, lojtari koleksionoi në total 27 ndeshje me skuadrën londineze, ku realizoi edhe 4 gola.

Gjithsesi shpesh lojtari ishte rezervë dhe aktivizohej në minutat e fundit nga trajneri De Zerbi. Për këtë arsye, klubi anglez vendosi ta rikthejë lojtarin e ardhur në formë huazimi nga Barcelona në bazë.

Nga 1 korriku Ansu Fati do të jetë pjesë e Barcelonës. “E falënderojmë lojtarin për punën e tij këtu”, ishte komenti i thatë i Brighton që i jepte lamrumirën sulmuesit pas vetëm 5 muajsh.

Tashmë Ansu Fati do të jetë një “problem” i ekipit katalanas dhe trajnerit të ri Hansi Flick, që duhet t’i gjejë një sistemim të ri. Ka pak shanse që ai të qëndrojë në Barcelonë, pasi konkurrenca është e madhe.

Pritet që talenti spanjoll të luajë në ndonjë ekip tjetër në La Liga, pasi vështirë se mund të udhëtojë sërish në Premier. Kontrata e tij me Barcelona skadon në verën e vitit 2027.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit