Tani është zyrtare! Real Madridi fiton betejën me Al Khelaifi, rrëmben xhevahirin francez

11 Qershor 2022
13:50
Alfred Lleshi
back button

Aurélien Djani Tchouaméni është një lojtar i ri i Real Madridit, pas marrëveshjes së arritur nga klubi i bardhë dhe Monaco për transferimin e tij. Një operacion merkatoje që kap shifrën e rreth 100 milionë eurove ndërmjet shifrave fikse dhe bonuseve.

Futbollisti, ndërkombëtar me Francën, firmos për pesë sezone dhe bëhet përforcimi i dytë i të bardhëve për sezonin e ardhshëm, pas Rüdiger, i cili mbërriti si transferim i lirë nga Chelsea.

Real Madridi, i cili e kishte Tchouaméni në radarin e vet nga viti i kaluar, riaktivizoi operacionin pas refuzimit të Kylian Mbappe për të nënshkruar me kampionët e Europës në fuqi.

Shpenzimet e rëndësishme ekonomike që Florentino Perez do të bënte për yllin e PSG-së, detyroi shtyrjen e ardhjes së mesfushorit, i cili tashmë po shikonte propozimet e Liverpool-it dhe parizienëve.

Thirrja nga Madridi në fund të majit e ndryshoi të gjithë skenarin dhe në një kohë rekord u arrit një marrëveshje, fillimisht me lojtarin dhe më pas me Monaco, e cila i kishte dhënë leje futbollistit për të negociuar.

Tchouaméni e kishte të qartë se donte të luante për Real Madridin dhe për këtë arsye, menjëherë i përjashtoi dy propozimet e tjera që kishte në tryezë. As tentativat joshëse të Mbappe dhe Klopp nuk mundën të sfidonin emblemën e Real Madridit, klubit më të mirë në botë, me 14 Champions të fituar në histori.

Me Tchouaméni, Camavinga dhe Fede Valverde, Real Madridi beson se garanton zëvendësimin e CMK (Casemiro-Modrid-Kroos), trident i cili do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në skuadër. Real Madridi ka bërë një përpjekje të konsiderueshme për të nënshkruar me një lojtar që është ndërkombëtar me Francën dhe për të cilin kishte oferta startosferike nga sheikët e PSG-së.

Në fakt, me një tarifë fikse transferimi prej 80 milionë euro, ai tashmë është lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”, i lënë pas vetëm nga Bale, Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard. Prandaj, ai vjen me statusin e yllit, megjithëse në një dhomë zhveshjeje aq demokratike sa ajo aktuale e Madridit, statusi i tij duhet të farkëtohet brenda dhe jashtë fushës.

Në sezonin e fundit (2021-2022), ai luajti 50 ndeshje mes ekipit të tij dhe kombëtares, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit