Khephren Turam ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në San Siro mes Milan-it dhe Juventus-it.
Mesfushori i bardhezinjve është pyetur pas ndeshjes edhe për vëllanë e tij Marcus, sulmues i Inter-it dhe autor i dy golave kundër Verona-s.
“E kam parë, shënoi dy gola, më vjen mirë për të, por shpresoj të fitoj më shumë se ai”, ka thënë Khephren për DAZN.
“Tani jam në 100%, mund të përmirësohem akoma. Kemi marrë një pikë të vështirë kundër një ekipi të madh. Nuk është maksimumi, por është mirë edhe kështu”.