Tani po e “kalb” në stol, por gjatë verës Simeone refuzoi 100 milionë për Joao Felix. Zbulohet prapaskena e bujshme

29 Tetor 2022
13:44
Alfred Lleshi
back button

100 milionë euro. Kjo është oferta e Jorge Mendes, që e dorëzoi në zyrat e katit kryesor të “Wanda Metropolitano”. Shuma, natyrisht, kërkoi të bindte Atlético Madridin t’i hapte Joao Félix derën e daljes për te Bayern Munich. Po flasim për “bastin” e madh të klubit madrilen në verën e vitit 2019. As tri fushatat e tij të parregullta nuk arritën t’i bënin “rojiblancos” të dorëzoheshin ndaj ofertës së majme për portugezin.

Për ta vënë në kontekst, deri verën e kaluar kishte ende shpresë se Joao do të shpërthente si yll botëror. Shumë e panë sit ë tillë tri vite më parë. Paraqitja e tij meteorike te Benfica ndezi një garë midis City, Madrid dhe Atlético. “Rojiblancos” e fituan “ankandin” për shkak të përpjekjeve të Gil Marin për ta bërë atë trashëgimtar të Griezmann dhe flamurin e Atletico Madridit.

Tashmë, jo pak në klub besojnë se një shumë e tillë duhet të ishte pranuar për të forcuar pozicionet e tjera. Dhe meqë ra fjala, për të hequr burimin më të madh të konfliktit në klub, marrëdhënien mes lojtarit portugez e Diego Simeone që i dha minuta në fillim të sezonit, por tashmë po e “kalb” në stol.

Prandaj, ai që më parë ishte një qëndrim jo fleksibël (“Joao është i paprekshëm”) ka ndryshuar kur bëhet fjalë për lavdërimin e portugezit. Aq shumë, saqë ata që më parë mbronin se ai duhet të luante gjithmonë, tani janë hedhur në anën e fajësimit të “7” për plogështinë e shfaqur.

Natyrisht, ata nuk janë të njëjtit profil, por përpjekja e Bayernit për të nënshkruar me Joao erdhi kur shiti Lewandowski te Barça. Përveç Mané, të nënshkruar nga Liverpool, gjermanët po kërkonin një lojtar mbi të cilin të ndërtonin të ardhmen. A do të kthehen ata në betejë, tani që Joao dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit