Tardelli e pranon: Ky Juventus ka një hendek të madh nga Interi

28 Mars 2024
13:20
Alfred Lleshi
back button

Marco Tardelli ka folur sërish për kampionatin italian. Ish-mesfushori i Juventusit, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport”, ka bërë një bilanc të situatës te bardhezinjtë, tashmë jashtë konkurrencës për titullin dhe që luftojnë për vendin e dytë në renditjen e Serie A së bashku me Milanin: “Në këtë pikë të kampionatit e besova, por objektivisht hendeku i Juventusit me Interin ishte dhe mbetet i madh.

Juventusit i mungon një Tardelli? Ndoshta po. Interi ka Barella, Juventusit do t’i bënte shumë punë Koopmeiners. Allegrit i mungon gjithashtu një mbrojtës i madh, për mendimin tim. Periudha e dytë 3-vjeçare e Allegrit? Ai ka qenë i rrethuar nga shumë negativitet jashtë fushës dhe kjo ka pasur ndikim. Pavarësisht kësaj, gjithmonë e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Pres edhe diçka më shumë prej tij, por bilanci është padyshim pozitiv.

Interi? Lëvizi mirë në merkato, edhe Inzaghi tregoi së është trajner shumë i mirë. Ishte mëkat eliminimi i tyre nga Champions League në Madrid, por e ndërlikuan gjithçka në ndeshjen e parë në “San Siro”, ku mund të kishin fituar më shumë se 1-0. Napoli dhe Lazio ishin zhgënjimet e mëdha italien në Champions.

Kampionët në fuqi, pas largimit të Spallettit bënë shumë zgjedhje të gabuara. Ecuria e dobët e Kvaras dhe periudha e keqe e Osimhen gjithashtu luajtën një rol. Lazio humbi Milinkovic, duhej të forcohej, por mendoj se Sarri nuk u dëgjua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit