Tardelli nuk përmbahet: Jemi bërë skllevër të parasë, nuk e njoh më futbollin tim

3 Shkurt 2023
9:23
Alfred Lleshi
back button

Ish-kampioni i botës, Marco Tardelli, përmes faqeve të “La Stampa” ka folur për futbollin modern dhe se sa i ndikuar tepër nga paratë është, ndryshe nga epoka në të cilën ai luante: “Futbolli që është bërë skllav i parasë nuk është më futboll.

Gjithçka harrohet në emër të parave. Të luash bukur asnjëherë nuk mjafton. Rregullat shkelen, institucionet nuk janë më super, por kundërshtohen, presidentët e klubeve të ndryshme janë gjithmonë në konflikt.

Kombëtarja, fanella e zemrës, nderimi më i lartë për një futbollist, përkundrazi shihet si bezdi, sepse ndërkohë ‘shfaqja duhet të vazhdojë’. Si t’u themi të rinjve se ky sport është plot vlera, respekt, i vërtetë dhe i thellë; me miqësi, vëllazëri të përbashkët dhe të pathyeshme.

Cili është futbolli më i mirë? – pyeti Tardelli në fund. – A është showbizi i madh aktual apo ndoshta ai më i varfër dhe më pak magjepsës, që gjithsesi na ngrohu zemrat? Po ju lë ju ta gjykoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit