Tare bën super shitjen e radhës te Milan, 25 milionë euro për lojtarin e “padëshiruar”

31 Gusht 2025
20:34
Telesport
back button

Mund të thuhet që Igli Tare ka finalizuar shitjen e radhës së bujshme te Milan. I larguari i radhës nga kuqezinjtë do jetë Samuel Chukwueze, sulmuesi anësor do transferohet te Fulham. Igli Tare ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin londinez për 25 milionë euro, sipas asaj që raporton “Football Italia”.

Sulmuesi nigerian u transferua në vitin 2023 nga Villarreal te Milan për 25 milionë euro. Por, nëse në Spanjë pati një rendiment shumë të mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aventurën te Milan.

Në 69 ndeshje me kuqezinjtë, Chukwueze ka shënuar vetëm 8 gola. Ai nuk bënte pjesë në projektin e Max Allegri dhe shitja e tij për 25 milionë euro, mund të quhet një lëvizje shumë e mirë nga drejtori sportiv, Igli Tare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit