Tare bllokon sulmuesin, i mbyll derën dhe Muriqit

2 Qershor 2020
15:18
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Ciro Immobile. Të kaltrit nuk duan të humbasin sulmuesin kryesor dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe vetë zyrtari i lartë i klubit.

Shqiptari ka hedhur poshtë zërat që e lidhin Immobilen me skuadrën e Napolit. “Nuk ka patur kurrë kontakte mes palëve. Nuk ka patur kurrë një kërkesë nga Napoli për Immobilen. Sulmuesi është lojtari ynë lider.

“Mendoj, shpresoj dhe duan që të qëndrojë me ne për shumë vite”, – tha Tare në lidhje me sulmuesin e tij kryesor. Emri i Vedat Muriqit është përfolur si një muundësi reale për sulmin e Lazios, por duket se do të mbetet vetëm një mundësi e largët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit