Tare: E duam Kumbullën, por nuk ndryshojmë filozofinë tonë!

7 Korrik 2020
19:39
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur para ndeshjes kundër Lecces për Sky Sport. Ai ka treguar se ekipi i tij po vuan që pas rikthimit nga karantina.

“Është një moment i vështirë, i tillë ka qenë që prej rikthimit nga karantina. Ne kemi marrë një goditje tjetër, pasi kemi dëmtime dhe po vuajmë. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të shpresojmë për titullin.

“Jemi në garë mes 3 ekipeve për të fituar titullin kampion. Ne nuk duam të justifikohemi, por kemi pasur më shumë ndeshje se Interi dhe Juventusi në një periudhë të shkurtër kohore”.

Nuk mund të mungonte pyetja për të ardhmen e Marash Kumbullës. “Asgjë nuk ka ndryshuar, Lazio nuk ka bërë kurrë një ofertë deri në 30 milionë euro, zëra të tilla nuk janë të vërtetë. Kumbulla mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne, kështu që është një mundësi për ne për të sulmuar, por nuk ndryshon filozofinë tonë. Rreziku është gjithmonë prezent”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit