Tare ndryshon sërish listën e dëshirave, ka vend për shqiptarin

5 Qershor 2020
15:28
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po mendon për merkaton e verës. Ai ka hedhur sytë nga sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, pasi e do për zëvendësuesin e Ciro Immobiles. Ekipi i kaltër ka bërë mjaft mirë këtë sezon, por po mendon dhe për edicionin e ardhshëm.

Futbollisti shqiptar që luan në Turqi mund të kalojë me dëshirë tek ekipi i kaltër, pasi do të bëjë hapin e madh në karrierë. Ai është ndër emrat e parë në listën e skuadrës së kaltër për merkaton e  verës shkruan calciomercato.com.

Lazio dështoi që të merrte në ekip Oliver Giorud, ndërsa situata me Muriqin nuk është aq e thjeshtë. Lazio nuk është i vetmi ekip që e do, në Angli ka interesim nga Tottenhami, por dhe nga West B romwich. Trajneri kroat Bilic e do sulmuesin në ekipin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit