Kohët e fundit, Luiz Felipe është lidhur me Napolin. Lidhur me këtë çështje, Igli Tare, i cili e njeh shumë mirë lojtarin në fjalë, pasi e ka pasur nën drejtimin e tij si drejtor sportiv te Lazio, ka folur kështu për të në “KissKissNapoli”.
Kujtojmë se mbrojtësi brazilian i natyralizuar italian, aktualisht lojtar i lirë: “Është një lojtar shumë i fortë, ka qenë pjesë e listës së kombëtares italiane. Sapo mbërriti në Romë, u bë titullar i palëvizshëm te Lazio e Simone Inzaghit.
Ai mund të luajë si në mbrojtjen me tre, ashtu edhe në atë me katër lojtarë, duke e bërë mirë pozicionin e mbrojtësit anësor, ashtu edhe atë qendror. Mund të luajë ende qetësisht në Serie A, pavarësisht se ka munguar prej disa vitesh.
Cila është karakteristika e tij kryesore? Është shumë, shumë i fortë fizikisht, luan duke ndërhyrë paraprakisht, mua gjithmonë më ka kujtuar Fabio Cannavaron. Është një mbrojtës jashtëzakonisht i vëmendshëm. Nëse Napoli arrin ta marrë, do të bënte një blerje të shkëlqyer”.