Tare vendos veton, Lazio “all in” për lojtarin e Shqipërisë

18 Maj 2020
19:33
Eraldo Harlicaj
back button

Igli Tare ka një sy të mprehtë dhe ka zbuluar shumë talente nën drejtimin e Lazios. Drejtori sportiv i italianëve së fundmi ka hedhur sytë te Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka fituar vëmendjen e zyrtarit lacial.

Tuttosport shkruan se vlonjati kërkon të arrijë me patjetër te kartoni i Kumbullës. Tare ka vendosur veton e tij për afrimin e futbollistit të Hellas Veronës dhe është gati t’i sfidojë të gjithë ekipet konkurrente.

Çelësi për të arritur te Kumbulla është Adam Marusic. Mbrojtësi i djathtë vlerësohet me 20 milionë euro dhe PSG ka shfaqur interes për 27-vjeçarin. Paratë e malazezit mund të shkojnë për blerjen e kartonit të Kumbullës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit