Rahman Rezaei, zëvendëstrajneri aktual i Iranit, si dhe ish-mbrojtësi i Perugia, Messina e Livorno në fillim të viteve 2000, foli për bashkatdhetarin e tij, nënshkrimin e ri të Interit, Mehdi Taremi, në një intervistë për “Tuttosport”. Ai pati një ndikim të rëndësishëm tek Interi që në debutim, megjithëse në një miqësore.
“Po, ai ka një karakter të fortë në fushë. Nuk është rastësi që mori menjëherë përgjegjësinë e penalltive. Po flasim për një lojtar që lëviz shumë në fushë, përpara, majtas, djathtas, mbrapa. Dikush si ai është i vështirë të markohet. Trajneri Inzaghi do të jetë në gjendje ta vendosë atë në çdo pozicion në sulm”.
Sa gola mendoni se mund të shënojë Taremi tek Interi?
Është e vështirë të përgjigjem saktësisht. Unë do të thoja midis 12 dhe 20 gola në sezon.
Ju keni luajtur në Itali nga viti 2000 deri më 2006. Serie A në atë kohë ishte liga më e mirë në botë. Me cilin sulmues të kohës suaj mund të krahasohet Taremi?
Ai ka disa karakteristika, është përzierje e shpejtësisë, cilësisë teknike, forcës së kokës. Taremi mund t’i ngjajë Shevchenkos, për mendimin tim.