Tassotti del kundër Fonseca: Të mos e aktivizosh Leaon titullar është mazokiste, le të mbrojë të tjerët…

1 Nëntor 2024
8:33
Alfred Lleshi
back button

Te Milani vazhdon të diskutohet situata dhe roli i Rafa Leaos. Ish-lojtari i kuqezinjve, Mauro Tassotti, foli për Gazzetta dello Sport: “Milani nuk mund të bëjë pa të, Leao është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin.

Nuk e di situatën nga brenda, por shoh se ky lojtar përfundoi edhe në stol. Ndëshkimi është një gjë, por nëse Leao qëndron jashtë formacionit titullar për shkak të ndonjë zgjedhjeje teknike, atëherë ka diçka që nuk shkon”.

Tassotti nuk beson te “stolat motivues”: “Nëse keni një lojtar të madh në skuadrën tuaj, duhet ta vendosni atë në një pozicion që të shprehet në mënyrën më të mirë të tij. Ndonjëherë nevojiten edhe ndryshime për ta inkurajuar, por pa arritur pikën e mazokizmit.

A pres ta shoh Leaon duke startuar në Monza? Të them të drejtën kisha pritur ta shihja titullar edhe kundër Napolit. Ai sigurisht që do të kishte krijuar rreziqe në të majtë, ndoshta dikujt tjetër mund t’i kërkohej të bënte sakrifica shtesë në mbulim.

Është Morata që tashmë po vrapon shumë, sikurse bëri kundër Napolit. Leao ka luajtur gjithmonë ndeshje të shkëlqyera. Nëse ai është mirë, duhet ta mbajmë në fushë sa më shumë që të jetë e mundur. Lojtari më i mirë në ekip duhet të luajë sa më shumë të mundet”.

Shumë thonë se portugezi është i përkushtuar në fazën sulmuese, por pa menduar fare për mbrojtjen: “Trajneri duhet ta shfrytëzojë plotësisht. Nga tani deri në fund të sezonit, ai duhet të kalojë kohë në fushë dhe jo në stol. Pastaj karakteristikat janë karakteristika, nuk do ta shohim ndonjëherë Leaon të sakrifikojë veten në detyra mbrojtëse.

Sjelljet janë tjetër gjë dhe është e drejtë që Rafa të ketë qëndrimin e duhur. Ai nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një lojtar polivalent, në të dyja fazat e lojës. Është një çështje e natyrës së tij kjo. Morata është dhe ka qenë gjithmonë i tillë, portugezi jo.

Ka lojtarë, shpesh me të njëjtat karakteristika, që kanë një qëndrim disi të ngjashëm. Cassano më vjen në mendje, dikush me të cilin duhet të tregoje afrimitet (Tassotti e takoi atë te kuqezinjtë, si asistent i Allegrit)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit