TAULANT SEFEEEEEEEEEEEEEEEEEEEERI. SHQIPËRIA NË AVANTAZH, FESTA KUQEZI NË REJKJAVIK (PAMJET)

6 Qershor 2022
21:21
Telesport
back button

Shqipëria ka nisur edicionin e tretë të Nations League në transfertën ndaj Islandës, që po transmetohet në Supersport 2, duke nisur prej orës 20:45. Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar të sfidës së sotme.

Skema është e njëjta: “3-5-2”, teksa formacioni eshte zgjedhur ai qe ishte parashikuar nje dite me pare. Shqipëria ka kaluar në avantazh pasi ka kembengulur per golin. Abrashi gjuan nga krahu i majtë, grushton portieri islandez, aty përfiton Taulant Seferi që nis festën me shokët e skuadrës dhe tifozët.

GOLI I SEFERIT VIDEO

Nje feste e madhe sepse jane shume shqiptare qe kane udhetuar ne Islande, Rejkjavik, por edhe disa qe jetojne ne ate shtet. Eshte goli i pare ne debutimin si titullar per sulmuesin e Tiranes, i shpallur kampion ne Shqiperi.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit