“Tchouameni ka një problem të madh”, ish-zbuluesi i Barçës: Ja pse nuk e morëm

21 Nëntor 2024
15:12
Telesport
back button

Ish-zbuluesi i Barcelona-s, Bojan Krkic Sr, ka zbuluar arsyen pse klubi nuk e mori mesfushorin Aurelien Tchouameni.

24-vjeçari e filloi karrierën e tij në Francë, duke depërtuar në ekipin e parë të Bordeaux.

Në vitin 2020, ai u transferua te Monaco, duke iu bashkuar më në fund Real Madridit për 80 milionë euro në qershorin e 2022-shit.

Ndërsa ai ishte ende te Monaco, Barcelona me sa duket e kishte ndjekur atë.

Sidoqoftë, në fund vendosën të mos e merrnin, për shkak të raporteve  nga Krkic Sr, babai i ish-sulmuesit të Barçës, Bojan Krkic Jr.

Ndërsa Krkic pranoi se i riu Tchouameni kishte cilësi mbresëlënëse fizike që e bënë atë një mesfushor të jashtëzakonshëm, kishte një të metë të vetme, por të madhe. Krkic Sr tha për Barca Universal:

“Në raportet e mia, unë gjithmonë kam shkruar të njëjtën gjë: ai ka fuqi, forcë, agresivitet në mbulim, madje të tepruar, por kreativitet; pak. Ai nuk ishte për një klub të madh. Nuk më pëlqeu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit