“Te Barça ka fituar Messi, jo Pep”. Magath kundër të gjithëve: Klopp? Ai shpenzon për…

11 Prill 2022
16:11
Denis Hakanaj
back button

Felix Magath kundër të gjithëve. Gjermani, protagonist i një finaleje të Kupës së Kampionëve mes Juventus-it dhe Hamburg-ut që bardhezinjtë e mbajnë mend mirë, ka dashur të vërë pikat mbi i në lidhje me ata të dy që konsiderohen sot dy trajnerët më të mirë në botë: Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, dy që Magatth i njeh mirë duke parë se kanë qenë të dy në Bundesliga.

PEP – Për sa i takon Gardiola-s, kritika është ajo që Pep e merr prej dhjetë vitesh. A do të kishte fituar pa Messi-n? Kështu është për Magath. “Barcelona ka fituar vetëm për shkak të Messi-t, një lojtar që mund të vendosë një ndeshje nga asgjëja”, ka thënë Magath.

“Trofetë i ka fituar Messi, jo Guardiola. Pa Leo-n, sistemi i tij nuk do të kishte funksionuar me kaq shumë suksese. Përndryshe Guardiola do ta kishte fituar Champions League edhe me Bayern Munich ose Manchester City-n.

“Tiki-taka funksionon vetëm nëse ke lojtarë ë janë superiorë teknikisht në krahasim me kundërshtarët. Për spektatorët zotërimi i topit, siç e quaj unë, është i mërzitshëm dhe skuadrat më të forta nuk kanë nevojë ta bëjnë”.

JURGEN – Magath nuk ka kursyer as bashkatdhetarin e tij, Klopp. Jurgen ka fituar sepse ka zgjedhur lojtarët e duhur (duke i paguar edhe shumë), por që nuk ka shpikur asgjë me stilin e tij të lojës, sipas kampionit të Europës të 1983-shit.

“Jurgen Klopp e ka bërë të funksionojë sistemin e tij falë zgjedhjeve të lojtarëve, jo për taktikat e tij. Nëse Liverpool-i nuk do të kishte hapur portofolin dhe nuk do të kishte blerë Alisson për 60 milionë dhe Van Dijk për 85, edhe sistemi i tij nuk do të kishte pasur sukses. Dikur ne e quanim kundërsulm, tani quhet gegenpressing”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit