Barcelona luajti shkëlqyeshëm të premten mbrëma kundër Atletico Madrid në shtëpi, por nuk fitoi dot. Bardhekuqtë fituan 1-2 duke i shkaktuar një dëm të madh skuadrës katalanase në një pike delikate të sezonit.
Raphinha ishte një nga lojtarët i cili humbi një numër rastesh për të shënuar dhe pas ndeshjes tha se e merr përgjegjësinë, duke qenë i vetëdijshëm për gabimet e tij.
“Unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë. Skuadra është organizuar shumë mirë. Jo gjithmonë e ke në dorë rezultatin. Madje, ndoshta kurrë. Luan mirë, por nuk shënon”.
“Në aspekt personal, e pranoj këtë humbje. Në fund humba një rast të pastër dhe pas pesë minutash pësuam. Në fund gjithashtu gabova me një passim. Marr përgjegjësinë time për këtë humbje. Kjo është jeta”.