Në finalen e Europa League luajtur dje në Dublin, ka qenë i pranishëm edhe drejtori sportiv i Barcelona, Deco. Ai ka mbetur i magjepsur nga paraqitja në fushën e lojës e sulmuesit nigerian Ademola Lookman.
26-vjeçari realizoi tri gola në këtë finale, që i dhanë fitoren 3-0 Atalantës ndaj Bayer Leverkusen. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, drejtuesit e klubit katalanas mendojnë ta sjellin sulmuesin në Spanjë.
Skuadra e Atalanta kërkon të paktën 30 milionë euro për heroin e saj, që në dy sezone me fanellën zikaltër ka realizuar 30 gola në 75 ndeshje zyrtare. Por, me shumë gjasa, kjo shumë mund të rritet pas tri golave në finale.
Mësohet se Deco ka lënë një takim me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar mundësinë e transferimit dhe sjelljes së Lookman në Katalonja. Ai mund të jetë “dhurata” e merkatos që klubi do t’i bëjë trajnerit të ri.