Te Bayern i besojnë talentit, presidenti Heiner: Ai mund të qëndrojë këtu edhe për 20 vite

10 Shtator 2024
13:44
Telesport
back button

Jamal Musiala nuk u përfshi në 30 kandidatët për Topin e Artë 2024, por ai vazhdon të jetë themelor për Bayern Munich. Këtë e dëshmojnë fjalët e presidentit të gjermanëve, Herbert Hainer, i cili i foli për mediat.

Ne duam të provojmë gjithçka për ta mbajtur atë për aq kohë sa të jetë e mundur. Për mendimin tim ai mund të bëhet Thomas Muller i dytë dhe të qëndrojë këtu për 20 vitet e ardhshme”, dha Hainer.

Në karrierën e tij, 21-vjecari ka zhvilluar 166 paraqitje dhe 44 gola me Bayern Munich, duke qenë lider si në këtë ekip ashtu dhe në kombëtaren gjermane, ku është dalluar në takimet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit