“Te Bayern ka më shumë frymëmarrje pa Lewa-n”, Matthaus: Ja si ndalet skuadra e Nagelsmann

9 Gusht 2022
16:05
Denis Hakanaj
back button

Në rubrikën e tij për Sky Deutschland, legjenda Lothar Matthaus ka shpjeguar se Bayern Munich ka gjetur një ekuilibër të ri pa Robert Lewandowski-n.

“Ekziston përshtypja se Bayern është akoma më mirë pa Lewandowski-n. Kështu e shikoj unë. Duket se ka më shumë gëzim gjatë lojës.

“Sistemi i mëparshëm i lojës ishte i bazuar te Lewa dhe funksiononte shumë mirë, nuk është sigurisht një problem nëse një lojtar shënon 50 gola.

“Por tani çdo lojtar ka mundësinë të tregojë sa vlen dhe të marrë më shumë frymë. Shihet se të gjithë luajnë pak më të lirë dhe futbollistët nuk duhet të qëndrojnë më të ndalur në pozicionet e tyre, gjë që i bën mirë manovrës”, ka thënë Matthaus.

Në vazhdim, ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayern-it i ka dhënë disa këshilla edhe rivalëve të bavarezëve. “Bayern ka vështirësi kur e sulmon në fillimin e manovrës.

“Nëse e bën këtë, i detyron të bëjnë gabime, siç ka treguar në disa raste Eintracht dhe Leipzig. Por guximi nuk mungon, kundërshtarët duhet të jenë më kompakt, të luajnë në mënyrë agresive dhe të bëjnë presing të vazhdueshëm”.

Më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë, siç tregojnë dy ndeshjet e para të skuadrës së Nagelsmann. Madje, mund të thuhet se askush nuk arrin të bëjë atë që thotë Matthaus… prej dhjetë vitesh tashmë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit