I mundur nga dëmtimet e shumta sezonin e kaluar, me vetëm 764 minuta të luajtura, Serge Gnabry dëshiron të hakmerret. Anësori i majtë e di që ka shumë konkurrencë te Bayern Munich dhe me trajnerin e ri Vincent Kompany këtë sezon objektivat janë bërë sërish ambicioze.
Në një intervistë, ai flet për AND e këtij klubi: “Unë do ta përshkruaja kështu: Ju gjithmonë dëshironi të fitoni, gjithmonë duhet të fitoni dhe në të njëjtën kohë të gjithë të tjerët duan t’ju mundin. Unë e kam adoptuar shumë shpejt këtë gjen, pasi ky është një klub i madh”.
“Kushdo që vjen te Bayern e kupton shumë shpejt se në stërvitje po fryn një erë tjetër, se ndeshjet trajtohen ndryshe. E shihni, dëgjoni dhe jetoni këtë dëshirë për të fituar gjithmonë, çdo ditë, pikërisht nga kjo ambicie e veçantë, nga ky gjen që ka ky klub”, tha më the Gnabry.
“Unë kam arritur në fazën e moshës madhore, në fazën e arsyes. Në çdo kuptim. Natyrisht, entuziazmi rinor i së shkuarës ishte fantastic, por çdo gjë në kohën e vet. Vitin tjetër do të jem 30 vjeç, gjë që më bën të mendoj se duhet të shoh për atë që vjen më pas”, u shpreh më tej Serse Gnabry.