Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, në një intervistë për mediat ka folur për situatën aktuale të ekipit nën drejtimin e Vincent Kompany: “Skuadra jonë po na jep gëzim të madh dhe Vincent Kompany po bën një punë të shkëlqyer”.
“Ne kemi luajtur një futboll emocionues që nga fillimi i sezonit dhe i kemi fituar të gjitha pesë ndeshjet e fundit pa pësuar gol. Kjo tregon se Vincent po zhvillon vazhdimisht ekipin tonë”, shtoi më tej presidenti i Bayern.
“Në Bundesliga jemi në krye të renditjes pas 10 ndeshjeve, pesë pikë përpara vendit të dytë. Në Champions League jemi në rrugën e duhur pas fitores 1-0 ndaj Benfica dhe po ashtu edhe në Kupë. Le të shpresojmë që gjërat të vazhdojnë kështu pas pushimit ndërkombëtar”, tha Hainer, presidenti i bavarezëve.
Ai ka vlerësuar edhe punën e stafit drejtues, që kanë krijuar një ekip pretendent. “Ne kemi besim se Jan-Christian Dreesen është personi i duhur për të përballuar sfidat përpara së bashku me kolegët e tij të bordit, për të arritur qëllimet ambicioze të Bayern”, tha Hainer.