Te Bayerni ëndërrojnë Guardiolën, ylli del hapur: Dua të kthehet

14 Nëntor 2019
18:23
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, ka folur në lidhje me trajnerin e ri nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë. “Të flasësh në lidhje me Pep Guardiolën kur nuk e di çfarë plani ka Bayerni për Hansi Flick. 

“Fillimisht u tha se do të kemi një trajner të ri gjatë pushimit të kombëtareve. Tani ne fituam dy ndeshjet e kaluara dhe duket se Flick mund të drejtojë deri në dimër, ose deri në fund të sezonit. Lojtarët nuk kanë të bëjnë fare, por këto janë punët klubit. 

“E njoh Guardiolën dhe kam shumë për ta falenderuar. Ai më mori nga kategoria e dytë dhe më dha minuta në Bundesligë. Kemi fituar kampionatin dhe kupën së bashku dhe pas atij sezoni u bëra lojtar i Gjermanisë. Sigurisht që dua të punoj sërish me të”, – tha Kimmich. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit