Pak ditë më parë, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ia bëri të qartë sulmuesit anglez Raheem Sterling se për të nuk ka shumë hapësira. Madje ia bëri të qartë se duhej të largohet.
Për këtë arsye, skuadra e Aston Villa ka zhvilluar bisedime për të sjellë sulmuesin Raheem Sterling, lajm që konfirmohet nga “The Guardian”. Chelsea është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Sterling dhe pretendohet se 29-vjeçari ka interes nga Villa.
Aq sa ka refuzuar një ofertë të mirë nga Arabia për të qëndruar në Premier League. Sterling shpreson të firmosë për Aston Villa, që drejtohet nga trajneri Unai Emery. Problem është rroga e lartë e sulmuesit, 325 mijë stërlina në javë.
Për këtë arsye, pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për huazimin e lojtarit për një vit, më të drejtë blerje verën e ardhshme. Kjo do të sillte edhe një ulje të rrogës së Sterling, por do të kishte më shumë mundësi aktivizimi.