“Te Chelsea kam bërë gabime të qëllimshme”, Rudiger: Ja pse e bëja

21 Shtator 2022
20:52
Denis Hakanaj
back button

Gabimet e një mbrojtësit mund të kenë pasoja të rënda për një ekip, por ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger e ka pranuar se i ka bërë me qëllim.

Ylli i Real Madrid-it, 29 vjeç, e shikon me dashuri kohën e tij në Londrën Perëndimore. Rudiger fitoi Champions-in, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube përpara se të transferohej me kosto zero te Real-i në verë.

Forma e tij nën drejtimin e ish-trajnerit Thomas Tuchel, në veçanti, e bëri atë të preferuarin e tifozëve të Chelsea-t. Megjithatë, Rudiger ka pranuar se ka krijuar qëllimisht momente ekscentrike për të zgjuar turmën “e qetë”.

Një shembull për këtë sjellje të gjermanit ka ardhur në fitoren dramatike 1-0 të sezonit të kaluar në Premier League ndaj Newcastle.

Pavarësisht se Kai Havertz shënoi golin e fitores në minutën e 89-të, Rudiger ka thënë se ka qenë i pakujdesshëm me qëllim, gjë që rezultoi në një karton të verdhë.

Ai tha për gazetën gjermane Sport1: “Unë do të jem i sinqertë: Kam bërë qëllimisht disa gabime sepse ishte shumë qetësi në stadium për mua gjatë kësaj ndeshje. Doja të zgjoja njerëzit me të”.

Provokimi i tifozëve me gabime nuk ishte i vetmi veprim i qëllimshëm që Rudiger bënte në fushë. Ai ishte gjithashtu i njohur për provokimet ndaj kundërshtarëve.

Rudiger thotë se ai “spontanisht” zgjedh objektivat e tij gjatë lojës. Ai vazhdoi: “Më pëlqen të analizoj kundërshtarët e mi dhe mendoj me vete: ‘Mirë, të shohim se si do të reagojnë nëse i provokoj pak’.

“Por nuk është se zgjedh dikë para çdo ndeshjeje. Kjo ndodh spontanisht”. Mbrojtësi shtoi: “Në fund të ditës, futbolli është edhe argëtim. Tifozët vijnë në stadium për t’u argëtuar.

“Nuk do të më shihni mua të kaloj pesë, gjashtë, shtatë apo tetë lojtarë si Vinicius. Unë e bëj këtë në një mënyrë tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit