Të çmendur pas Bennacer, PSG dhe City nisin duelin! Milani ka refuzuar dy oferta deri tani

4 Qershor 2020
13:09
Telesport
back button

Pas vetëm një sezoni te Milani, Ismael Bennacer mund të largohet që këtë verë, pasi sipas “RMC Sport”, klauzola që prishjes së kontratës që agjenti i tij firmosi me drejtuesit kuqezi është 50 milionë euro.

Kjo shifër ka dalë vetëm tani në sipërfaqe, teksa është mbajtur e fshehur. Algjeriani ka kontratë deri në vitin 2024 dhe kjo e bën Milanin që të ketë një pozitë të fortë për kartonin e futbollistit.

Bennacer: 'Per fortuna sono intelligente' - La Gazzetta dello ...

Deri tani, klubi kuqezi ka refuzuar oferta rreth 25-30 mln euro (PSG dhe dy klube të Premier League) por mund të lëkundet përpara një oferte 45 mln euro dhe bonuse, pasi do të bëhej fjalë për një plusvlerë rreth 39 milionë euro (më e larta e epokës Elliott).

Guardiola ka lëvizur personalisht dhe i ka telefonuar algjerianit, pasi është këshilluar edhe shokun e kombëtares afrikane, Mahrez. Pep e kërkon në qendër të projektit taktik të ekipit. Rroga e Cityt është gjithashtu e rëndësishme. Në anën tjetër, Leonardo ia ka vënë syrin me kohë te PSG dhe gjithashtu do të tentojë ta marrë, duke i siguruar vend titullari dhe kontratë më të pasur.

Bennacer dëshiron të qëndrojë te Milani, por këto lajka dhe interesime po bëhen më të forta dhe nëse projekti kuqezi është ende shumë i gjatë dhe një “det i trazuar”, mund të largohet që pas vetëm 1 sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit