Pas humbjes në finalen e Champions League si futbollist (kundër Bayern Munich në 2021) Sebastian Kehl është gati të përjetojë një finale të re të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Këtë herë në rolin e drejtorit sportiv të Borussia Dortmund.
Menaxheri foli për ndeshjem në “Wembley” kundër Real Madrid më 1 qershor, në të cilën skuadra gjermane konsiderohet si sfidante: “Të gjithë janë të vetëdijshëm për madhësinë e kësaj ndeshje. Djemtë tanë kanë disa vite që e shohin finalen e Champions League në TV dhe tani do ta luajnë si protagonistë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme që mund të luhet në nivel klubesh”.
Në intervistën e dhënë për Kicker, menaxheri i verdhezinjve theksoi më pas vështirësitë që do të hasen: “Këtë ndeshje duhet ta përballojmë drejt, pa u çmendur, por duke pasur besim te vetja dhe te skuadra. Do të ketë faza të vështira gjatë ndeshjes, por edhe momente në të cilat mund të befasojmë Real Madrid”.
“Ata i kanë fituar të tetë finalet e fundit në Champions dhe hera e fundit që kanë humbur një finale ndërkombëtare ka qenë viti 1983. Ata janë shumë përvojë, ndaj dhe u është caktuar qartë roli i favoritit. Por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësinë dhe do të jetë një detyrë shumë emocionuese. Ne kemi vullnetin për të dhënë gjithçka dhe gëzimin e të qenit të guximshëm sepse nuk kemi asgjë për të humbur”, tha Kehl.
Kehl më në fund fokusohet në mënyrën se si i përmbysëm parashikimet në gjysmëfinale kundër PSG: “Nëse shikojmë gjithë sezonin tonë të Champions League, kemi mundur ekipe të mëdha në fazën e grupeve dhe më pas kemi fituar qartë kundër PSG, i cili për vite mundohet ta pushtojë këtë titull duke investuar miliarda. Prandaj mendoj se nuk ka asnjë ekip që e meriton këtë finale më shumë se ne”.