“Të dua këtu”, Xavi kontakton yllin e Serisë A: por ka një pengesë

19 Maj 2022
15:35
Denis Hakanaj
back button

Barcelona e ndjek prej kohësh Kalidou Koulibaly. Klubi katalanas është në kërkim të lojtarëve të fortë në të gjitha repartet: Xavi i do gati për ta kthyer klubin të fitojë trofe dhe që të përshtaten me lojën e trajnerit blaugrana.

Ndër të tjera, blerjet e reja të Barçës duhet të jenë afër skadencës së kontratës ose një vit larg skadencës. Drejtuesit katalanas nuk kanë para për të investuar për shkak të borxhit të madhq që ka klubi, që është sa 50% i të gjitha borxheve të skuadrave të kampionatit spanjoll.

Koulibaly është ideal për situatën e katalanasve: vitet e kaluar me Sarri-n dhe ato pasues e kanë bërë të mësohet me një futboll të ngjashëm me atë që do Xavi.

Ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Ndër të tjera, kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2023. Kjo është arsyeja për të cilën edhe mediat katalanase flasin për një transferim të mundshëm në Camp Nou.

Sipas Calciomercato.it, Barcellona nuk është në gjendje (për momentin) t’i përgjigjet kërkesës së Napoli-t që është mbi 30 milionë euro për mbrojtësin senegalez. Duhen bërë disa shitje para s e të bëhen blerje.

Ajo që është e sigurt është se me rastin e playoff-it mes Barcelona-s dhe Napoli-t, Xavi ka shkuar të kërkojë Koulibaly, duke i shpjeguar projektin dhe dëshirën për ta patur në Katalonjë. Një dëshirë e shprehur edhe nga Kalidou, por që nuk do ta forcojë Napoli-n ta shesë.

Pa këtë lëvizje të lojtarit, nuk do të mund të ketë një ofertë për Aurelio de Laurentiis. Fjalët e thëna nga Koulibaly në lidhje pikërisht me kërkesat ekonomike të presidentit të Napoli-t për shitjen e lojtarëve janë një pasqyrë e asaj që po ndodh.

Më pas, Napoli mund t’i ofrojë edhe rinovimin futbollistit, por kjo zgjidhje duket shumë e vështirë, të paktën për momentit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit