Pushimi i vjeshtës ka përfunduar dhe tani botërorti i Formula 1 përgatitet për një “tur force”, me tri gara radhazi. Sfida e parë në Austin (Amerikë), aty ku vëmendja është përqendruar te dueli mes Max Verstappen dhe Lando Norris. Nga kjo situatë përpiqet të përfitojë Ferrari, që vjen me disa risi në këtë fundsezoni.
I bindur se skuadra mund të bëjë mirë është drejtori sportive i “kokëkuqes” Frederic Vaseeur, që tha: “Tani nis finalja intensive e sezonit, me 6 gara në vetëm tetë javë. Ne duam të verifikojmë veten në kthesat e shpejtësisë së lartë të kësaj piste. Kemi edhe garën sprint, që do të thotë se do të kemi një seancë të vetme për të testuar makinën”.
“Charles dhe Carlos janë përgatitur mirë dhe skuadra është gati. Si gjithmonë, ne do të fokusohemi te vetja për të sjellë në shtëpi më të mirën nga paketa që kemi në dispozicion. Duhet të japim gjithçka, sepse vlerat në pistë janë shumë afër dhe gjithçka është ende e hapur në renditje”, tha Vasseur.
Mesazh i qartë se makina italiane mund të duelojë ende për titullin kampion për konstruktorë me dy pilotë të aftë për ta bërë këtë. Austin, me kthesat dhe ulje-ngritjet e tij, është një nga pistat më argëtuese të të gjithë kampionatit. Këtu, Charles Leclerc mori “pole position” vitin e kaluar, por nuk ishte në gjendje të përsëriste veten në garë, duke përfunduar i gjashti