Të gjithë duan ish-yllin e Milan,-it, Barça e zgjedh si pasardhësin e Busquets

6 Maj 2021
15:42
Denis Hakanaj
back button

Manuel Locatelli ka përfunduar në shënjestërn e Barcelona-s.

Për këtë është e sigurt Mundo Deportivo, që ka folur për domosdoshmërinë e klubit katalanas për të gjetur sa më shpejt pasardhësin e Sergio Busquets.

Në listën e drejtuesve të klubit duket se janë tre emra, mes të cilëve edhe ai i mesfushorit të Sassuolo-s.

Sipas medias spanjolle, përveç ish-lojtarit të Milan-it, i cili kërkohet edhe nga Juventus, dy emrat e tjerë që ndiqen nga katalanasit janë Eduardo Camavinga e Mikel Merino.

Barça mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Sassuolo-n, skuadër me të cilën ka realizuar disa operacione në të kaluarën, siç ka qenë edhe transferimi tek italianët i mbrojtësit Marlon.

Përveç Juventus-it dhe Barcelona-s, për Locatelli-n duket se është vënë në lëvizje edhe Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit