“Të gjithë duan që ne të dështojmë”, Ten Hag: Ja çfarë duhet të bëjmë tani

21 Shtator 2024
12:33
Denis Hakanaj
back button

Manchester United nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, duke marrë vetëm gjashtë pikë në katër javët e para të Premier League.

Fitorjae pastër 3-0 kundër Southampton në kampionat, e pasuar nga suksesi 7-0 kundër Barnsley në Carabao Cup, nuk ka larguar kritikat kundrejt Djajve të Kuq.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri Ten Hag, i cili ka thënë për Sky Sports UK:

“Duan gjithmonë ta shikojnë Manchester United të dështojë. Ka vetëm një mënyrë si mund ta ndryshojmë këtë, është të jemi një skuadër dhe të fitojmë. Kur nuk fitojmë, vijnë kritikat dhe duhet të përballemi me to.

“Nga ana tjetër, nëse i bëjmë gjërat si duhet, jemi të sigurt se mund ta menaxhojmë më mirë situatën, gjë që e kemi treguar shumë herë”.

I pyetur në lidhje me mbështetjen që ka nga drejtuesit e ri të klubit, Ten Hag ka thënë:

“E di se kur humbim, ka presion, ka zhurmë, kështu që nuk duhet të lexoj lajmet që qarkullojnë sepse e di që janë aty. Por mund të them se mbështetja nuk më mungon.

“Jemi të gjithë bashkë në këtë situatë, jemi në një sezon të ri dhe do të kërkojmë të fitojmë trofe dhe të ndërtojmë një skuadër të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit