Të gjithë duan të ikin pas një sezoni zhgënjyes, kapiteni i Man.United hedh sytë nga Arabia Saudite

14 Maj 2024
10:38
Telesport
back button

Mesfushori portugez Bruno Fernandes mund të lërë Manchester United këtë verë. Ai luan prej më shumë se katër vitesh me “djajtë e kuq”, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2026.

Humbjet e fundit në kampionat, një sezon zhgënjyes për të dhe Manchester United, duket se kanë ndikuar në mëdyshjen e portugezit për të vijuar në “Old Trafford”. Këtë sezon ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Sipas “The Sun”, lojtari ka shfaqur disa pakënaqësi, ndaj dhe lamtumira mund të vijë më shpejt nga saj mendohej. Kjo ka sjellë interesimin e klubeve arabe për 29-vjeçarin, që kushton rrethj 70 milionë euro.

Duket se Bruno Fernandes i ka kërkuar klubit kohë të reflektojë, duke vendosur për të ardhmen pas Euro 2024. Ndërkohë që, ai përgatitet edhe për finalen e FA Cup, ku United do të luajë ndaj Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit