Të gjithë kundër Icardi-t dhe Wanda-s: avioni luksoz tërbon rrjetet sociale

13 Shtator 2023
13:30
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Një nga çiftet më të famshme të botës së futbollit duket se ka hedhur pas krahëve krizën martesore, por vazhdojnë të shkaktojnë shumë debate veçanërisht në rrjetet sociale.

Në ditët e kaluara, e gjithë familja Icardi a qenë për disa ditë në Milano, aty ku çifti ka në pronësi një apartament pak hapa larg Piazza Duomo.

Megjithatë, familja s’ka pak që është kthyer në Stamboll. Icardi, në fakt, duhej të kthehej në stërvitje me Galatasaray-n, skuadra ku u huazua sezonin e kaluar dhe që gjatë merkatos së verës e ka blerë përfundimisht.

Për të udhëtuar nga Milano në kryeqytetin e Turqisë, familja ka përdorur avionin privat, një lloj hoteli luksi me krahë në brendësi të të cilit nuk mungon asgjë.

Një shfaqje luksi të shfrenuar që nuk është pëlqyer aspak nga shumë persona në rrjetet sociale.

Ka nga ata që kanë folur për “fyerje ndaj mjerimit” dhe të tjerë për “arroganca, pjellë e injorancës”. Të tjerë i kanë bërë thirrje çiftit që të tregohet më i përmbajtur duke parë krizën ekonomike që po kalojnë shumë vende në botë.

Me pak fjalë, avioni privat i familjes Icardi-t është transformuar në një çështje me të vërtetë politike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit