“Të gjithë po fshehin ndryshimet, ja si do të shpallemi sërish kampionë”

22 Janar 2019
13:42
Telesport
back button

Sebastian Vettel ka nisur prej kohësh të mendojë se si të fitojë titullin e pestë kampion bote në Formula 1, të parin në karrierën e tij me Ferrarin, për t’u barazuar me rivalin e tij Lewis Hamilton. “Makina është e mirë, tani na takon neve të punojmë fortë në pistë çdo fundjavë për të sjellë titullin kampion në Maranello”, u shpreh Vettel.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” beson se edhe këtë sezon do të duelojë për titullin kampion edhe pse ende nuk e ka provuar makinën e re. Këtë vit Ferrari ka pësuar shumë ndryshime, si në drejtim, ku tashmë vendimet do t’i marrë Mattia Binotto (në vend të Arrivabene) ashtu dhe në pistë, ku në krah të Vettel do të jetë 22-vjeçari Charles Leclerc (zuri vendin e Kimi Raikkonen).

Piloti gjerman Sebastian Vettel

Do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Ne e kemi të qartë objektivin tonë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë mbanë. Rivalët tanë? Fillimisht do të shohim se si do të shkojnë gjërat gjatë testeve dimërore për të folur. Në këto momente të gjithë jemi të fshehur dhe po punojmë. Kur të shohim në pistë të gjitha makinat do të kutpjmë më mirë situatën”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit