Një shtyllë e Leipzig-ut, Castello Lukeba konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më premtues të futbollit francez.
Shumë klube europiane tashmë kanë trokitur në derën e klubit gjerman, por ajo që i tremb të gjithë, siç raporton Sky Sport De, është klauzola prej 90 milionë eurosh që do të hyjë në fuqi në fund të sezonit aktual.
Klauzolë që do të bjerë në 65 milionë euro në verën e 2026-ës.