Të gjithë të çmendur pas yllit të Spanjës, klauzola 60 milionëshe vlen deri më 15 korrik

26 Qershor 2024
10:58
Denis Hakanaj
back button

Kontrata e sulmuesit të Leipzig, Dani Olmo, përmban një klauzolë blerjeje.

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano raporton se opsioni prej 60 milionë eurosh do të mbetet aktiv deri më 15 korrik.

Olmo ka folur për mundësinë e një rikthimi në ish-klubin e Barcelonas këtë verë, ndërsa është me Spanjën në Euro 2024.

Megjithatë, për të ka interes edhe nga Bayern Munich dhe Manchester City i Pep Guardiolas.

Olmo ka thënë se nuk do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri pas Europianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit