Të gjithë të çmendur për Greenwood: Xhamajka provon lëvizjen e bujshme

24 Gusht 2024
15:06
Denis Hakanaj
back button

Gjatë verës, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ishte gati të bënte çmenduri për ta marrë në kryeqytetin italian. Mason Greenwood u trajtua për një kohë të gjatë nga klubi bardhekaltër, përpara se të zgjidhte Marseille.

Në Ligue 1, talenti anglez e filloi sezonin e tij me zhurmë, duke shënuar një dygolësh në debutimin e tij kundër Brest. Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re dhe tërhoqën vëmendjen e Xhamajkës.

Federata Xhamajkane e Futbollit, në fakt, ka nisur procesin për ta grumbulluar lojtarin. Greenwood pasi ka veshur fanellën e Anglisë në të gjitha ekipet e moshave, ka debutuar edhe me kombëtaren e parë.

Southgate e aktivizoi atë në shtator 2020 gjatë ndeshjes kundër Islandës: dymbëdhjetë minuta në vend të Harry Kane. Sipas rregullave të FIFA-s, pasi kishte bërë debutimin e tij para se të mbushte 21 vjeç, lojtari mund të vendosë gjithashtu të ndryshojë ekipin kombëtar.

Origjina e tij xhamajkane bëri që federata të niste procesin burokratik për ta grumbulluar atë. Pas Kupës së Amerikës, anglezi Steve McClaren u emërua trajner i ri i Xhamajkës dhe ai pranoi se kishte pasur tashmë biseda me Greenwood:

“E takova Mason në qendrën stërvitore të Manchester United rreth tri javë më parë dhe patëm një bisedë të vogël. Doja të kuptoja realitetin e situatës”.

Procedurat për fillimin e ndryshimit të kombësisë nuk janë kurrë të thjeshta. Por, në këto raste, qeveria mund të përshpejtojë procesin për të lejuar McClaren të grumbullojë Greenwood për ndeshjet e ardhshme të Xhamajkës, e cila do të përballet me Kubën dhe Hondurasin në Nations League të CONCACAF-it.

Lista e lojtarëve të grumbulluar do të shpallet më 30 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit