Talenti i Verona-s, Reda Belahyane, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë larg Bentegodi-t.
Në Itali, 20-vjeçari ndiqet nga Inter-i, që është në kërkim të një zëvendësi të Calhanoglu, por edhe nga Milan-i, që ka nevojë për një lojtar të ri në mesfushë dhe duket se është në avantazh ndaj ‘kushërinjve’.
Jashtë Italisë, futbollisti franko-maroken pëlqehet nga Marseille, Cjelsea, Arsenal dhe Manchester City.
Kartoni i tij vlen 15 milionë euro sot, por kjo shifër mund të rritët ndjeshëm në javët e ardhshme.